Ahmeti: Në pamundësi të tubimit fizik, virtualisht përulemi para dëshmorëve të Prishtinës

0
33

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në pamundësi të tubimit fizik, përkujton dhe përulet virtualisht para dëshmorëve të Prishtinës.

“Ju themi familjeve që në vend të pikëllimit të kenë krenari që në familjet e tyre kishin njerëz që ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën që ne të jetojmë të lirë”.

“Në ditën e dëshmorëve të Prishtinës edhe ne i përkujtojmë me krenari!”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.