A e ka tërhequr ndonjë shtet njohjen për Republikën e Kosovës, flet zëvëndëskryeministri i parë

0
47

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka garantuar qytetarët e Kosovës se asnjë shtet nuk e ka tërhequr njohjen ndaj shtetit.

Pacolli, në Oxygen Show, ka thënë se e gjithë kjo është propagandë e Serbisë, dhe se deri tani, qeveria e Kosovës nuk e ka marrë asnjë notë verbale ku thuhet se një shtet e tëreq njohjën që e i ka bërë Kosovës.

Ne i kemi 116 njohje. Ju garantoj me përgjegjësinë më të madhe se qeveria e Kosovës, as përfaqësitë diplomatike të Kosovës nuk kan marrq asnjë notë verbale prej askujt, që thotë se ne që u kemi njohur e tërheqim. Është një letër e koncipuar në Beograd, letër e cila shpërndahen nëpër carqet diplomatike, gjegjësisht tek shtetet që e kanë njohur, dhe nuk e kanë njohur Kosovën, ku thuhet se Kosova është duke biseduar me Serbinë, dialogu është duke u bërë, cdo interferim I shteteve është drejtpërdrejt në dialog dhe do ta dëmtojë atë. Kështu kanë arrtir me I motive shumë shtete që thonë Ok, ne ia lëmë dialogut, le të vazhdojë kështu. Ne e kemi kundërshtuar fuqishëm duke iu thënë që dialogu është dicka tjetër, dhe njohja është dicka tjetër”, ka thënë Pacolli në Oxygen Show.

Pacolli ka shtuar se për një vit Kosova ka marrë dy njohje, të fundit deri tani./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu