79 vjet nga lindja e veteranës së muzikës

0
65

Tina Turner, është një nga yjet më të mëdha të muzikës së shekullit 20. Ajo ka publikuar dhjetë albume dhe dhjetëra hite të mëdha.

Ka  lindur në Tenesi  në 26 nëntor të vitit 1939.

U transferua në St Louis, në Misuri në vitin 1950 dhe u takua  me Ike Turner, një muzikant me të cilin ajo filloi të regjistrojë këngë. Në fillim të viteve ’60 ata u bënë të njohur si dyshja Ike dhe Tina Turner, dhe ishte kjo koha kur ata arritën sukeses përmes shfaqjeve muzikore ku dallohej energjia dhe ritmi, por edhe registrimet e saja muzikore shumë të fuqishme dhe  të gjalla.

Por gjërat ndryshuan me kalimin e viteve,dhe pas shumë torturave të abuzimit fizik Tina u nda përfundimisht nga  Ike në vitet ’70. Pas një fillimi  të ngadalshëm por edhe të vështirë të karrierës së saj solo, Turner kapi majat e suksesit me albumin e saj të 1984, Private Dancer, i cili shiti më shumë se 20 milionë kopje në mbarë botën.

Që nga ajo kohë, ajo ka vazhduar të jetë në krye të listave muzikore pop me regjistrimet e mëvonshme, ka fituar çmime të panumërta, ku hyjnë në Rock dhe Roll Hall of Fame, dhe ka luajtur edhe  në disa filma.

Në korrik 2013, ajo u martua me të dashurin e saj , me të cilin kishte një lidhje prej një kohe të gjatë, Erëin Bach.

Prindërit e saj, Floyd dhe Zelma Bullock, ishin shpërndarësit e prodhimeve për të varfër, të cilët, në fillim të jetës së saj, të ndarë dhe të divorcuar,e lenë atë, dhe motrën e saj në kujdesin e  gjyshes së tyre. Kur gjyshja e saj vdiq në fillim të viteve 1950, Turner u transferua në St Louis, Missouri, për të qenë me nënën e saj.

Në 1975, Tina u shfaq në filmin e saj të parë, duke luajtur Mbretëreshën Acid Who’s Tommy.

Këngëtarja veteran, u kthye para një viti nga pensionimi, për një shfaqje muzikore.

Shfaqja “TINA”, ishte m regji të Phyllida Lloyd, dhe aktoren Adrienne Warren që ishte në rolin e Tina Turner.

E kjo u tha se sjell historinë e pa treguar të një femre që guxoi t’i tejkalojë pengesat që ia krijonte raca, gjinia e mosha e saj.

E tash së fundmi, Tina Turner ka folur me zemër të hapur për historinë e jetës së saj, në autogiografinë “My love story”.

Tina Turner, emir i vërtetë i së cilës është Anna Mae Bullock, përmes këtij libri ka treguar gjithë historinë e saj të hidhur me bashkëshortin e saj të parë.

Aktualisht, ajo jeton në Zvicër, me bashkëshortin, 57-vjecarin, Erwin Bach./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu