Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë bashkë në Pejë sot

0
126

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës zhvillojnë sot mbledhjen e përbashkët në Pejë.

Vendimet kryesore që pritet të merren janë heqja e roaming dhe unifikimi i doganave.

Agjenda e aktiviteteve për sot:

10:15: Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes

10:30: Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00: Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

12:30: Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00: Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

Ky është takimi i pestë e përbashkët I të dy qeverive.

Në vitin 2014 shtetet u takuan në Prizren, ndërsa një vit më pas në Tiranë, takimi i tretë është mbajtur në Prishtinë, takimi i katërt në Korçë, ndërsa sot takimi I pestë po zhvillohet në qytëtin e Pejës./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu