Ish-mesfushori holandez, Clarence Seedorf gjatë karrierës së tij ka fituar po thuaj gjithçka që mund të fitohet në futboll, ndërsa ka luajtur në skuadra të mëdha evropiane.
Ish-anëtari i Real Madridit, Interit dhe Milanit, së fundi e ka komentuar largimin e brazilianit Neymar nga Barcelona në vitin e kaluar.
Neymar në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro e la Barcelonën për t’u transferuar te PSG, si lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Seedorf ka thënë se largimi i Neymarit nga Barcelona, ka qenë veprim i ngutshëm i tij.
“Neymar është një talent i padiskutueshëm, por ai ka nevojë për një skuadër që e ndihmon të jep më të mirën nga vetja. Mendoj se bëri një gabim të madh që u largua nga Barcelona aq shpejt”, ka thënë Seedorf.
Duket se holandezi ka të drejtë kur e jep këtë mendim, pasi nuk janë të rralla spekulimet për një largim të mundshëm të Neymarit nga PSG dhe në të shumtën e rasteve përmendet kthimi te Barcelona./OxygenPress.info