Në Kosovë për herë të parë është hapur ekspozita për botën e egër, atë të shpendëve migrues të vendit tonë.
Përmes kësaj ekspozite synohet të u mundësohet njerëzve të njihen me llojet, fotografitë dhe mënyrën si fotografohen shpendë shtegtuese.
Gjithashtu, është një mundësi për të parë ekologjinë e këtyre shpendëve dhe mënyrën e vendosjes së GPS-së dhe rrugëtimin e tyre.
Kjo ekspozitë ka për qëllim ndërgjegjësimin ndaj mjedisit dhe llojeve të botës së egër në përgjithësi.
Ekspozitën e kanë hapur Qendra Kosovare për Edukim dhe Kërkim Mjedior, Fotografët shqiptarë të botës së egër, Termokiss dhe Organizata Eko Viciana.
Ekspozita do te jetë e hapur deri me 18 tetor në ambientet e Termokiss në Prishtinë./OxygenPress.info