“Dita e Mësuesit” shënohet në botë në data të ndryshme. Nuk është vetëm 7 marsi festë e mësuesit, madje, shumë shtete në botë këtë ditë e festojnë më 5 tetor.
Në kalendarin e UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është më 5 tetor. Megjithatë, në botë, profesioni i mësuesit nderohet shumë dhe kjo bëhet pothuajse në secilën ditë.
Por, shënimi i kësaj ditë ka për qëllim ndërgjegjësimin më të madh të shoqërisë, për kontributin që mësuesit i japin çdo ditë botës.
Gjithashtu, Dita e Mësuesit synon edhe ofrimin e mbështetjes dhe inkurajimit sa më të madh për mësuesit.
Dita Ndërkombëtare e Mësuesit festohet që nga viti 1994.
Me qëllim të mobilizimit të mbështetjes për mësuesit dhe për të siguruar që nevojat e gjeneratave të reja të vazhdojnë të mësojnë nga ta, UNESCO e kishte shpallur këtë ditë.
Kjo ditë në Kosovë për herë të parë është festuar në vitin 2008./Oxygenpress.info