​Dy vajza nga Kosova fitojnë çmimin në garën ndërkombëtar – “Girls Voices for Change”

0
84

Dy studente të Kosovës, kanë fituar çmimet e audiencës në garën ndërkombëtare “Girls Voices for Change” në kategorinë “Ndryshimtarët”.

Janë Rina Kryeziu dhe Elona Halili, kishin  marrë pjesë në garën të rrreth 300 të rinjëve,  nga 20 shtete të botës, dhe prej 12 çmimeve që janë ndarë, dy nga to i kanë fituar vajzat e Kosovës, shkruan OxygenPress.info.

Konkursi është mbajtur në kuadër të organizatës “Girl’s Voices”. Kjo organizatë vepron në 14 shtete të botës me qëllim që të ndihmojë vajzat për të drejtën e tyre në arsim.

Rina Kryeziu kishte konkuruar me një koleksion fotografish, të titulluara “A Cup of Rina’s Vision”, kurse Elona Halili me videon “Our Big Hearts for Their Big Problems”. /OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu