Sot 103 persona të vaksinuar me sëmundje kronike në sallën “1 Tetori”

0
26

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, këtë të diel, janë vaksinuar 103 persona me sëmundje kronike.

Kështu ka bërë të ditur, koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi, i cili tha se në tri ditët e fundit janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike.

“Sot është dita e tretë me radhë sa i përket vaksinimit të personave me sëmundje kronike të moshës 75-79 vjeç, deri në këtë moment që po flasim sot janë 103 persona të vaksinuar”.

“Kurse, nga data 8 prill kur ka filluar vaksinimi, 2,333 persona kanë marrë vaksinën, ndërsa deri tani, në tri ditët e fundit janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike”, tha ai.