OBSH: Vendet e pasura të vonojnë vaksinimet e fëmijëve dhe të dhurojnë doza për vendet e varfëra

0
28
Female doctor giving covid-19 vaccine to a boy

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje shteteve më të pasura që të vonojnë vaksinimet COVID-19 të fëmijëve dhe të dhurojnë doza për vendet me të ardhura më të ulëta, duke paralajmëruar që viti i dytë i pandemisë mund të jetë më vdekjeprurës.

“Në një pjesë të vogël të vendeve të pasura, të cilat blenë shumicën e furnizimit me vaksina, grupe me rrezik më të ulët tani po vaksinohen,” u tha gazetarëve nga Gjeneva, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton Klan Kosova.

“Unë e kuptoj pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët e tyre, por tani unë i nxis ata të rishikojnë dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina COVAX,” shtoi ai.

COVAX është një skemë e ndarjes së vaksinave e udhëhequr nga OBSH e cila synon të vaksinojë 20 përqind të popullsisë në 92 vendet e saj anëtare me të ardhura të ulëta dhe të mesme para fundit të vitit, shkruan Euronews.

Vetëm 0.3 përqind e furnizimit të vaksinave deri më tani ka shkuar në vendet me të ardhura të ulëta me, që nga 12 maj, rreth 59 milionë doza të vaksinave janë të shpërndara përmes COVAX.

Një përmbledhje e pavarur e trajtimit të pandemisë në mbarë botën përfundoi në fillim të kësaj jave se për të prishur pandeminë shpejt, vendet e pasura kishin nevojë të dhuronin rreth një miliard doza për vendet me të ardhura më të ulëta përpara 1 Shtatorit.

Sipas “Our World to Data” mbi 30 për qind e 1.26 miliardë njerëzve që jetojnë në vende me të ardhura të larta në të gjithë botën kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në të kundërt, vetëm 0.35 përqind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta dhe 5.75 përqind në vendet me të ardhura të ulëta mesatare kanë marrë një dozë vaksine deri më tani. Së bashku, këto dy grupe përbëjnë gati 3.9 miliardë njerëz – gjysma e popullsisë globale.

Vaksinimet e fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç janë miratuar tashmë në Kanada dhe SHBA teksa Agjencia Evropiane e Barnave ka filluar një rishikim dhe pritet të japë mbështetjen e saj në mes të qershorit.

Tedros theksoi se në “vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta, furnizimi me vaksina nuk ka qenë i mjaftueshëm për të imunizuar edhe punonjësit e shëndetësisë dhe të kujdesit dhe spitalet po përmbyten me njerëz që kanë nevojë për kujdes shpëtues urgjentisht”.

“COVID-19 tashmë ka kushtuar më shumë se 3.3 milion jetë dhe ne jemi në rrugën e duhur që viti i dytë i kësaj pandemie të jetë shumë më vdekjeprurës se i pari”, paralajmëroi ai gjithashtu.

Raporti i fundit javor i OBSH-së për pandeminë tregoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbënin 40 përqind të të gjitha vdekjeve nga COVID-19 javën e kaluar, ndërsa India 30 përqind.