Johnson: Përshpejtim i vaksinimeve antiCOVID-19 kundër variantit indian

0
39

Kryeministri, Boris Johnson njoftoi sot një përshpejtim të marrjes së vaksinave antiCOVID-19 dhe të dozave të para me zgjerimin e fushatës tek moshat mbi 40 vjeç për t’i bërë ballë kërcënimit të variantit indian.

Kryeministri britanik shpjegoi se shërthimet e këtij varianti janë përhapur në Bolton, Blackburn, Derby dhe gjetkë, ku do të ketë tashmë testime të përmasave të mëdha.

Ai paralajmëroi gjithashtu se varianti indian duket të jetë më i transmetueshëm, por ”ne ende nuk e dimë se deri në çfarë mase”.

”Projektet për rihapjen më 17 maj janë konfirmuar”, theksoi ai pas përjashtuar pasoja të mundshme dhe shtyrje për daljen përfundimtare nga kufizimet më 21 qershor./ATSH