Ava Max në talk shown amerikan: Dua, Bebe dhe Rita motrat e mia në muzikë

0
250
THE KELLY CLARKSON SHOW -- Episode 4147 -- Pictured: Ava Max -- (Photo by: Weiss Eubanks/NBCUniversal)

Këngëtarja e njohur shqiptare Ava Max, ka qenë e ftuar në emisionin e moderatores Kelly Clarkson.

Gjatë prezantimit Clarkson ka folur për origjinën e saj shqiptare, fakt që e ka theksuar që në prezantimin e emisionit në rrjetet sociale.

“Ava Max ka rrënjë shqiptare dhe është një këngëtare shumë e mirë. Por çfarë uji duhet të pinë këto këngëtaret e famshme shqiptare? Jeni të gjitha shumë të bukura, ti, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora”, shprehet moderatorja për këngëtaret e njohura që përfaqësojnë Shqipërinë në tregun botëror të muzikës.

Kelly Clarkson: Nga janë prindërit e tu?

Ava Max: Shqipëria.

Kelly Clarkson: Oh, mendoj se jeni shumë këngëtare të njohura nga Shqipëria. Çfarë ndodh atje në Shqipëri, jeni shumë të bukura, shumë elegante. Keni ujë të mirë, jeni shumë pasionant, apo si?

Ava Max: Po në fakt jemi shumë pasionant, edhe kur flasim jemi shumë ekspresivë. Mamaja ime, gjyshja janë gjithashtu elegante, është gjenetike mendoj.

Kelly Clarkson: Çfarë mendimi ke për Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora?

Ava Max: Janë si motrat e mia në muzikë, i adhuroj.

Kelly Clarkson: Do ishte fantastike nëse krijoni një grup./diasporashqiptare