AGK: Intervistimi i Ollurit nga Policia, shkelje e skajshme e ligjeve që mbrojnë gazetarët

0
20

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ka reaguar pas ngjarjeve të zhvilluara pas publikimeve të Gazetës Insajderi lidhur me kontratat për vaksina.

Ata e kanë cilësuar të papranueshëm intervistimin e drejtorit të këtij mediumi, Parim Olluri.

“Për AGK-në është tërësisht i papranueshëm intervistimi i Parim Ollurit, Drejtor i Gazetës Insajderi me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, pasi që kjo në thelb është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së medieve”.

AGK-ja u ka bërë thirrje organeve kompetente që të fillojnë procedura disiplinore ndaj policëve dhe prokurorëve të cilët kanë keqpërdorur autorizimet e tyre, derisa u ka bërë thirrje të gjithë akterëve relevantë që të ndalin presionin dhe pengimin e ushtrimit të profesionit ndaj gazetarëve.