Një nga modelet më të arrira folklorike që vështirë se mund të gjenden në folklor është kënga shumë e njohur që këndohet në Malësië e Veriut, por edhe me gjërë në viset shqiptare , kënga “N’drrasë ë vekut”.
Në tradiën malësore dihet që kur vajza ulej në vek, e kishte shumë afër edhe martesën.
Tek kënga “N’drrasë ë vekut”, vajza është duke vajtuar, derisa edhe po përgatit pajën. Është vaji i një vashe për të dashurin që ka vdekur.
Ndoshta, i dashuri ka vdekur pikërisht për të, sepse në atë kohë kur ëshë marrë vesh lidhja e fshehur, edhe janë vrarë njerëzit.
Ky hamendësim e bënë dhe më intrigues tekstin e kengës, sepse vajza i kërkon leje nënës së saj që të shkojë deri tek varri i djalit ë ri të vdekur.
Vazhdimi i kënges dhe mbyllja e saj artistikisht percjellin një mesazh shumë optimist, djali edhe pse i vdekur ëshë gati ë ngrihet kur ta degjojë zërin e saj./OxygenPress.info