Kuvendi maqedonas me 81 vota, votoi ndryshimet kushtetuese
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese. Pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, sot gjatë ditës ajo është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare.
Sipas marrëveshjes, në Ligjin kushtetues nuk do të radhiten përcaktimet e shtetësisë.
Për maqedonasit do te vlejë “makedonsko”, ndërsa për shqiptarët /e Maqedonisë.
Me Ligj do të rregullohet që në letërnjoftime të shtohet grafa e përkatësisë etnike.
Për diasporën pranohet amendamenti që të radhiten bashkësitë etnike./ OxygenPress.info