Nga mesi i javës shumë ngrohtë, dhe shtim i vransirave

0
171
Ditëve të para të javës do të vazhdojë të mbretërojë mot i qëndrueshëm e kryesisht me diell. Nga dita e mërkurë parashihet mot shumë më i ngrohtë, e nga dita e enjte edhe shtim i vransirave, derisa ditën e premte nuk përjashtohen mundësi edhe për reshje lokale shiu.
Mundësi për reshje lokale shiu paraqiten edhe ditëve të fundjavës.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e orëve të pasdites vende-vende rritja e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor shtyn indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera mesatare.
13.09 – Kryesisht me diell.
14.09 – Kryesisht me diell.
15.09 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.
16.09 – Mbetet shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
17.09 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.
Temperaturat e ajrit luhaten mbi vlera mesatare, me minimale që luhaten nga 11C deri 15C, e ato maksimale nga 27C deri 30C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-9m/s, e nga e mërkura edhe nga jugperëndimi.
Shtypja atmosferike shënon rritje mbi vlera normale, me tendencë të rënies nga dita e enjte.