Finlanda ka treguar mbështetjen e saj për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Ambasada e këtij shteti në Kosovë, ka uruar për miratimin e sotëm të ligjeve që e transferojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Ambasada e Finlandës e inkurajon Kosovën që të vazhdojë bashkëpunimin me aleatët e NATO-s dhe partnerët e tjerë, si dhe kërkon të shtohen përpjekjet në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Dialogu dhe masat për ndërtimin e besimit janë jetike për stabilitetin rajonal”, thuhet mes tjerash në urimin e Ambasadës së Finlandës.