Udhëzues për gratë që së shpejti do të bëhen me fëmijë: “Mos u shqetëso, e dashur..”

0
275

Nga Shqipe Thaqi Hamza

Për ty që së shpejti do të bëhesh me fëmijë,

Nëse askush nuk do të pyesë se si je, si njehesh pasi ke lindur, mos u shqetëso!
Nëse të gjithë do të jenë marrosur pas fëmijës dhe nga ti as sytë nuk do t’i lëshojnë, mos u shqetëso. Edhe ti vetë nuk do ta pyesësh veten si je e si ndihesh duke u munduar të japësh maksimumin për fëmijën tënd, siç ke bërë edhe gjatë kohës së shtatzënisë.
Do kalosh nëpër vështirësi të shumta por mos u shqetëso, do ia dalësh!
Do të thonë vishe më trashë ose më hollë, mos u shqetëso!
Do të thonë ushqeje në këtë ose në atë mënyrë, ndodh të thonë edhe që ke qumështin e gjirit të ligë, mos u shqetëso!
Do të thonë të mos e mbash në duar, ta lidhësh në djep se rahatohet, se kështu na kanë rahatu edhe neve, as për këtë mos u shqetëso!
Nëse qanë bebi do të thonë njëmijë gjëra e ndër to do thonë se është “përdredhë”, prapë mos u shqetëso!
Nëse je nënë e një vajze edhe urimet e të tjerëve do të jenë të çuditshme (hajt se je e re, ku asht çika asht edhe djali, inshaAllah ta ka lanë kamën e hajrit), por as për këtë mos u shqetëso!
Çkado që të thonë, ti asnjëherë mos u shqetëso!

Nuk të pyesin se si je, sepse kanë lindur edhe ato, e nuk është asgjë, sipas tyre, çdokush lind. Ato që kane lindur tashmë i kanë harruar dhimbjet e tyre të lindjes, përatë thonë kështu, kanë harruar se dhimbja është aq e madhe sikurse të thyhen 40 kocka përnjëherë.

Atë fëmijë mbas të cilit janë dhënë të gjithë, është i yti, ti je ajo që e ke sjellë në jetë, ti je ajo që e mbajte në bark, ata do ta harrojnë këtë, por kur ata e duan atë fëmijë, kur thonë “si engjull” etj, merri për vete të gjitha meritat sepse ti je nëna e atij engjëlli, thuaja vetes “unë e solla në jetë, unë jam nënë, pse të shqetësohem për tjerët.”

Për kujdesin ndaj fëmijës, edhe pse duken ndoshta se dinë, se kanë përvojë, do ta kuptosh se asnjë nuk do të thotë fjalë të njëjta pavarësisht përvojës së tyre, sa që do të jesh në hall keëd ta dëgjosh, por ti dëgjoje vetëm dikënd, zemrën tënde, sepse askush më mirë se zemra e nënës nuk e di ç’është më mirë për fëmijën e saj.

Kur të flasin për qumështin e gjirit mos harro se Zoti e ka krijuar atë qumësht në atë mënyrë që prodhon vitamina të ndryshme varësisht si i nevojiten bebes, me gjasë ata që të thonë diçka nuk e dinë këtë.

Sa i përket çështjes e të mbajturit në duar, mos dëgjo askënd, mbaje sa më shumë që mundesh, ani çka nëse mësohet? Nuk të do rrijë gjithmonë bebe, mbaje sa më shumë që mundesh, shijoje atë moment në maksimum dhe shkrep sa më shumë foto më të.

Përdredhja nuk është vërtetuar as që ekziston në mjekësi (duke marrë parasysh fjalët e pediatreve të ndryshëm), bebi mund të qaj për arsye të ndryshme.

E nëse je një nënë e një vajze të përgëzoje, Allahu të ka ngritur duke të dhënë këtë dhuratë, nuk ke nevoje për urimet e askujt sepse të ka bekuar i madhi Zot, më të vërtetë je me fat./supergrate.net/