Rikthehet “Edukimi Diabetik-Terapeutik”

0
42
Pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19, Klinika e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka riaktivizuar Kabinetin e Edukimit Diabetik-Terapeutik.
Endokrinologjia për disa muaj ka shërbyer si klinikë COVID, për trajtimin e pacientëve të infektuar me SARS CoV-2.
Edukimi Diabetik-Terapeutik i pacientit me sëmundjen e sheqerit ( Diabet Melit), është pjesa bazike e mjekimit të sëmundjes së sheqerit.
Qëllimi i tij është aftësimi e pacientit për të arritur kontrollin optimal të sëmundjes, me qëllim të shmangies së komplikimeve akute e kronike dhe motivimin për vetëkontroll, si dhe interesimin për trajtim.
Përmes edukimit, pacientët aftësohen në ndryshim të stilit të jetës nga koha e fillimit të evoluimit gjithëpërfshirës mjekësor, gjatë evoluimit pasues dhe përcjelljes.
Gjatë edukimit dhe aftësimit për menaxhim të stilit të jetës, sqarohet terapia nutritive, jepen rekomandimet e duhura për aktivitetin fizik, si dhe ndihmohen pacientët me këshillim për ndërprerjen e duhanit , ndërsa behet edhe mbështetja psikosociale.