Prokurorët turq kanë lëshuar urdhra për 532 persona, kryesisht ushtarakë aktivë, për lidhjet e tyre me një organizator të dyshuar të grushtit të shtetit, Fetullah Gulen.
Hetimi nisi nga zyra e prokurorit të Stambollit dhe me kontrolle të kryera në 62 nga 81 provincat e vendit.
Të paktën 459 nga të dyshuarit ishin personel ushtarak aktivë në detyrë.
Kjo listë përfshinte edhe ish-studentë të shkollës ushtarake.
Turqia fajëson klerikun islamik, Fetullah Gulen për një përpjekje të dështuar për grusht shteti më 15 korrik 2016 dhe gjithashtu e akuzon atë për një fushatë 10-vjeçare infiltrimesh në institucionet shtetërore.
Turqia e konsideron lëvizjen FETO të Gulen si një organizatë terroriste dhe ka arrestuar mijëra njerëz për lidhje të dyshuara si me të ashtu edhe me klerikun./ATSH