Izraeli hedh raketa në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje

0
119

Izraeli ka goditur me raketa disa objektiva në Rripin e Gazës herët të shtunën duke thënë se i është përgjigjur në shenjë hakmarrje disa raketave që vinin nga palestinezët.

Dhuna e re vjen pas dy netëve të trazirave midis palestinezëve dhe izraelitëve në Jerusalem, njofton Klan Kosova.

“Të paktën 36 raketa u hodhën nga territori palestinez”, ka raportuar “Times of Israel”.

Disa raketa shpërthyen para se të mbërrinin në territorin izraelit ndërsa mbrojtja ajrore përgjoi të tjerat, tha Izraeli. Nuk pati raportime për lëndime nga asnjë palë, shkruan DW.

Ultranacionalistë hebrenj janë përleshur me palestinezë duke brohoritur “Vdekje Arabëve”.