Nga Vlora Ademi
Propozim
Për: Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës dhe Ministrinë për Kulturë Rini dhe Sport
Meqë ditëve të fundit ka qenë diskutabile çështja e objektit të Hamamit të Prishtinës; meqë hapësirat e tij shihen si potencial ideal për zhvillim dhe realizim të aktiviteteve kulturore, dhe meqë në anen tjetër ka kohë që po diskutohet edhe për një lokacion adekuat për zhvendosjen e punëtorisë së Bacës Shaqë (Shaqir Hoti), propozoj që, në nderim të personalitetit dhe veprimtarisë krijuese artistike të tij, punëtoria e tij, bashkë me të gjitha asetet, të zhvendoset në hapësirat e Hamamit të Prishtinës.
Kushdo që mendon se ky propozim e nderon Bacën Shaqë, mund t’i bashkohet idesë.