Në Paper Gallery fillon ekspozita “Columns” e artistit, Stefano Romano

0
48

Më datë 19 shkurt, nga ora 10, ka filluar ekspozita “Columns”, e artistit italian Stefano Romano. Ekspozita është e kuruar nga Claudia Santeroni.

“Coulmns” do të jetë e hapur për publikun deri më 19 mars 2021.

Kjo ekspozitë, ka të bëjë me një instalacion që do të bëhet me libra, të cilat janë dhuruar donacion.

Të gjitha këto libra, pas ekspozitës do të dhurohen donacion në dy institucione, në Bibliotekën e burgut publik të Prishtinës dhe në organizatën joqeveritare “TOKA”, e cila punon me fëmijë.

Ndërkaq, artisti Stefano Romano ka thënë se librat janë objekte shumë të çmuara dhe kryejnë shumë funksione në të njëjtën kohë.

“Gjatë procesit të implementimit të këtij projekti, librat do të ndryshojnë funksionin e tyre re herë. Nga funksioni i të qenit libër, ato bëhen vepër arti dhe në fund kthehen në funksionin e librit të pasuruar me funksion social”, ka thënë ai.

Ndryshe, shumica e librave që do të përdoren në këtë ekspozitë, janë mbledhur në aktivitetin “Gin and Books” nga Paper Gallery, në të cilin pijet nuk mund të bliheshin me para por të shkëmbeheshin me libra.