Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën Jugore.
Tashmë janë numëruar të gjitha votat në komunën e Mitrovicës Jugore.
Sipas rezultateve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 63.04 përqind të votave të fituara.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 25.41 përqind.
E treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 6.36 përqind të votave.