Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë.
Tashmë janë numëruar të gjitha votat në komunën e Fushë Kosovës.
Sipas rezultateve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 55.57 përqind të votave të fituara.
E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.87 përqind.
E treta Partia Demokratike e Kosovës me 13.21 përqind të votave.