KUJDES NGA GËLLTITJA E GJËRAVE METALIKE

0
159

Nga Poliklinika NATAL

Për vizitë në Poliklinikën NATAL tani kishim edhe një djalë 5 vjeçar, i cili duke lozur ka gelltitur nje trup të huaj që në këtë rast ishte një monedhë 50 cent. Për fat kjo monedhë ka përfunduar në stomak. Në raste të rralla mund te kalojë në rrugët e frymëmarrjes dhe paraqet rrezik direkt për jetën e femijëve.

Shumë prindër nuk e kanë dëgjuar asnjëherë termin “trup i huaj” deri në momentin kur ballafaqohen me një situatë të tillë shëndetësore.
Trupat e huaj në rrugët e tretjes dhe sidomos ata në rrugët ajrore, janë nga urgjencat më të rëndësishme dhe jetë-kërcënuese për fëmijët, por dhe mjaft shqetësuese për prindërit dhe vetë personelin mjekësor.

Kujdes, kujdes me te shtuar për objektet me të cilat luajnë fëmijët.

Ne foto shihet monedha metalike që te djaloshi ka perfunduar në stomak. Djaloshi mori të gjitha këshillat dhe ndihmën e nevojshme mjekësore për ndjekje të metejme.