Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, mori pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri, ku para të pranishmëve deklaroi se, është kënaqësi për të, pjesëmarrja në këtë ngjarje të veçantë për jetën kulturore e artistike të këtij qyteti me traditë të lashtë.
“Sot jemi këtu për të përuruar këtë objekt, por edhe për t’i uruar e përgëzuar artistët e Vushtrrisë për këtë qendër e cila do të ndikojë në organizimin më të mirë të jetës artistike e kulturore”, u shpreh kryeministri Hoti.
Ai e përgëzoi kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, për punën e palodhshme në realizimin e projekteve të shumta me interes për qytetarët e Vushtrrisë.
Gjatë vizitës në Vushtrri, kryeministri në detyrë Hoti shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.