Organizata ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, “Amnesty International”, ka tërhequr çmimin e Ambasadorit të Ndërgjegjes, nga këshilltarja shtetërore e Myanmar, Aung San Suu Kyi. Ky vendim vjen pas zhgënjimit të organizatës ndaj Aung San Suu Kyi, e cila thuhet se nuk ka përdorur autoritetin e saj politik dhe moral për të mbrojtur të drejtat e njeriut, drejtësinë apo barazinë në Myanmar.
Mediat botërore raportojnë se Sekretari i Përgjithshëm organizatës, Kumi Naidoo, i ka shkruar Aung San Suu Kyi, për ta informuar se organizata po heq vendimin e vitit 2009.
Sipas “Amnesty International”, Aung San Suu Kyi ka qëndruar duke potencuar indiferente ndaj mizorive të kryera nga ushtria e Myanmarit dhe rritja e jotolerancës ndaj lirisë së shprehjes./OxygenPress.info