Dr.Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka thënë të premten se ende është e paqartë koha në të cilin pacienti i rikuperuar nga Covid-19 mund të mbrohet nga riinfektimi.
Dr.Fauci, lajmin e ka bërë të ditur në një intervistë për NBC duke thënë se kohëzgjatja e mbrojtjes ende është e paqartë, transmeton GazetaShneta.
Tutje, ai ka shtuar se janë duke u realizuar studime për t’ju përgjigjur pyetjeve në lidhje me këtë çështje.
“Ne jemi duke bërë studime për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve”, tha ai.