Aksident në Rrugën e Kombit, dyshohet për katër viktima të një familjeje nga Kosova

0
212

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur.

Siç shkruan Top-Channel, mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova.

Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.