Nga Avdullah Hoti
Sot pata një bisedë shumë të frytshme telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Diskutuam për menaxhimin e pandemisë Covid-19, zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin bilateral.
E falënderova Kancelaren Merkel për kontributin e çmuar që ka dhënë Gjermania në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtën kohë e njoftova atë me masat që ka ndërmarrë Qeveria për minimizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik e social.
E sigurova Kancelaren Merkel se, Qeveria në Detyrë e Republikës së Kosovë, me përkushtim do t’i kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunues konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare.
Me Kancelaren Merkel biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili u zhvillua mbi parime të qarta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktual. Me këtë rast e falënderova atë për mbështetjen gjatë këtij procesi.
Vlerësuam lartë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe theksuan gatishmërinë për thellimin bashkëpunimit bilateral në çdo fushë me interes të ndërsjellë.