Hoti: KB Krusha është model i organizimit të punës, punësimit të grave dhe i krijimit të të ardhurave për familjet e tyre

0
180

KB Krusha është model i organizimit të punës, punësimit të grave dhe i krijimit të të ardhurave për familjet e tyre.

Respekti, nderimi dhe mbështetja ndaj këtyre grave në krye me Fahrije Hoti nuk do të mungojë asnjëherë, sepse produktet e tyre cilësore kanë depërtuar fuqishëm edhe në tregje ndërkombëtare.

Ky ishte një vit i vështirë për të gjithë pa përjashtim, ndërsa ne kemi krijuar një pako të rimëkëmbjes ekonomike, në kuadër të secilës është një masë e veçantë për mbështetjen e grave në biznes.

Në këtë rast, pjesën e parë e kemi mbyllur me mbështetjen e 100 çerdheve private në mbarë Kosovën që punësojnë gra dhe që janë me pronare gra, kurse në pjesën e dytë do të mbështesim direkt gratë që janë të përfshira në biznes si pronare ose si të punësuara, para së gjithash këtë kooperativë.