Sekuestrohet një revole dhe municion

0
46

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor qendra, dje rreth orës 21:00, në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, kanë ndaluar veturën Mercedes me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar të personit dhe veturës ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

• Një (1) revole të tipit Walther , si dhe
• karikatori me dy fishek.

I dyshuari;

G. S, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje.