Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një konferencë për media, ka njoftuar se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar zgjedhjet me 51.9 për qind të votave.
LDK është radhitur e dyta me 35.8 për qind ndërsa PDK me 12.3 për qind.
Ndërsa, në Mitrovicën e veriut zgjedhjet i ka fituar Lista Serbe, me kandidatin Milan Radojeviq.