Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut mbahen me datë 29 të këtij muaji.
Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve.
Këto masa parashohin mbajtjen e distancës së votuesve, mbajtjen e maskës dhe largimin e saj vetëm në momentin kur duhet të identifikohen para votimit, dezinfektimin e duarve ne hyrje, gjatë procesit të përgatitjes së votimit dhe në dalje nga vendvotimi, etj.
Po ashtu KQZ-ja ka paraparë masa edhe për stafin zgjedhor, të cilat në tërësi mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.