Bëhu mik i Tokës, mbillni edhe ju

0
75

Nga Fatime Hajdari, drejtoreshë e Parqeve në Komunën e Prishtinës

Me mbjelljen e 60 drunjve të rinj filloi fushata “Bëhu mik i Prishtinës”, që ka për qëllim shtimin e gjelbërimit në kryeqytet. Drunjtë e parë në kuadër të kësaj fushate u mbollën në lagjen “Ulpiana” dhe në rrugën “Luan Haradinaj”, të dhuruar nga OJQ “Sbunker”.

Përmes donacioneve të qytetarëve dhe kompanive të ndryshme me drunjë, Prishtina do të ndryshojë për të mirë, duke rritur hapësirat e gjelbëra në çdo lagje.

🌲🌳🌲🍀

Të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e fushatës, mund të drejtohen në behumikitokes@gmail.com