Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim xhudistët Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi, bashkë me trajnerin Driton Kuka, përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në xhudo.
Ai ka uruar xhudistët dhe trajnerin Kuka për prezantimin e suksesshëm të xhudos së Kosovës në Grand Slam-in i cili u mbajt në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga 27 deri 29 tetor.
Ministri u shpreh se xhudistët bashkë me trajnerin Kuka me punën dhe suksesin e tyre po e mbajnë në piedestal xhudon kosovare por edhe po e promovojnë dhe forcojnë edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai tha se ministria do ta mbështesë edhe më fuqishëm sportin e xhudos në vendin tonë tashmë pas cilësisë dhe talenteve që kemi në këtë sport duke e krijuar një traditë të rëndësishme./OxygenPress.info