Holandezi Christiaan Mensinga çdo vit ka bërë me qindra kilometra në Holandë, me karrocën e tij, duke mbledhur para për ata më në nevojë, nga pasojat e luftës

0
82

Nga Lirim Greiçevci

Ky është holandezi Christiaan Mensinga. Ai është njeri me trup të lënduar, por me zemër të fortë dhe të madhe.
Christiaan-i, që nga viti 1999, duke i parë vuajtjet e njerëzve në Kosovë gjatë luftës, çdo vit ka bërë me qindra kilometra në Holandë, me karrocën e tij, duke mbledhur dhjetëra mijëra euro për ata më në nevojë, nga pasojat e luftës: fëmijët jetimë, gratë e veja dhe të moshuarit.
Angazhimi i tij i veçantë humanitar ka frymëzuar qytetarët dhe autoritetet holandeze për ta ndihmuar Kosovën. Shembull i tij unik bëmirës është pasqyruar në shumë media holandeze.
Christiaan-it ia dhurova një libër për humanisten dhe shenjtoren tonë, Nënë Tereza.
Njerëzit si Christiaan të bëjnë të besosh në natyrën e mirë të njeriut. Ai meriton mirënjohjen tonë të pafund.