Trump zgjedh Amy Coney për në Gjykatën e Lartë

0
49

Presidenti amerikan, Donald Trump, sipas burimeve republikane, ka zgjedhur të zëvendësojë gjyqtaren e ndjerë, Ruth Bader Ginsburg në Gjykatën e Lartë.

Ajo do të jetë Amy Coney Barrett, gjykatëse e Gjykatës së Apelit në Çikago e njohur për pozicionet e saj antiabortiste.

Megjithatë, të njëjtat burime nuk përjashtojnë që presidenti mund të ndryshojë qëndrim në minutën e fundit.

Barret, 48-vjecare dhe me shtatë fëmijë, është një konservatore e njohur në rrethet gjyqësore amerikane.

“Elementi themelor i të drejtës së gruas për të zgjedhur abortin ose jo, ndoshta duhet të mbetet. Polemika ka të bëjë me financimin, nëse abortet do të financohen nga buxheti publik apo nga privatët”, shpjegoi ajo./ATSH