Janë pemët me gjethe në formë të gjilpërave që mbeten të pa ndryshuara gjatë tërë vitit. Pishat janë pemët halore të cilat i përkasin familjes Pinaceae. Ekzistojnë 115 lloje të tyre, ku ato ndahen në 3 nënlloje të cilat bazohen në llojin e gjetheve, koneave dhe farave.
Pishat njihen si banore të hemisferës veriore, mirëpo mbijetojnë edhe në habitate të tjera siç janë klimat e buta dhe subtropikale.
Shumica e pishave rriten në tokë acidike dhe të drenazhuar.
Varësisht nga lloji, pishat rriten nga 10 deri në 245 metra, ndërsa kurora e tyre mund të arrijë deri në 30 metra në diametër.
Ketrat, qukapikët dhe kafshët e tjera pyjore shfrytëzojnë farat e koneve si ushqim.
20 lloje të ndryshme të pishave prodhojnë arra që përdoren në dietë njerëzore, e që para konsumimit duhet të skuqen në tigan ose të piqen në furrë.
Arra e pishës së bardhë kineze është mesatarisht toksike.
Prodhon një shije metalike në gojë, por që kjo ndjesi e pakëndshme zhduket pas disa ditësh, e gjendja mjekësore e krijuar që lidhet me konsumimin e pishës së bardhë njihet si “Sindroma e Pishave të Gojës”.
Pishat njihen më së miri si pemët e Krishtlindjeve . Edhe konet e tyre shpesh përdoren për qëllime dekorative gjatë sezonit të festave.
Përveç kësaj, pisha kultivohet në kopshte dhe parqe për shkak të morfologjisë së tyre zbukuruese. Kohëzgjatja e pishës varet nga speciet.
Ato mund të mbijetojnë prej disa qindra deri në disa mijëra vjet. Mostra më e vjetër e njohur ka jetuar deri në moshën 4800 vjeçare.
Shpeshherë janë cak i sulmeve të ndryshme të kërpudhave dhe insekteve.
Pishat janë shfrytëzuar shumë nga njerëzit, druri i tyre përdoret në prodhimin e mobileve, kulmeve, dyshemeve, shtigjeve hekurudhore dhe pjesëve të anijeve, e për këtë arsye lloje të caktuara të tyre janë në rrezik të zhdukjes. /OxygenPress.info