Zbulohet naftë në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit

0
47

Gjiganti italian i energjisë “Eni” ka njoftuar një zbulim të ri të naftës dhe prodhimit në Koncesionin Jug-Perëndim Meleiha, në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit, rreth 130 kilometra në veri të oazës Siwa.

Prodhimi në koncesion filloi një vit më parë dhe tani arrin më shumë se 12.000 miliardë fuçi nafte në ditë.

Pusi i ri është shpuar afër ndërtesave ekzistuese të prodhimit dhe tashmë është i lidhur me rrjetin e prodhimit.

“Prodhimi nga Koncesioni Jug-Perëndim Meleiha filloi në korrik të vitit 2019 dhe për vetëm një vit arriti në 12.000 miliardë fuçi në ditë falë kontributit të zbulimeve të reja”, tha kompania Eni në një deklaratë.

Eni, e cila ka një prani në Egjipt që nga viti 1954, po zbaton strategjinë e saj të eksplorimit në terren të afërt në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit përmes kompanisë AGIBA, një ndërmarrje e përbashkët me Korporatën e Përgjithshme të Naftës Egjiptiane (EGPC)./AA