Kanë vlerë të jashtëzakonshme për organizimin e njeriut. Stina e vjeshtës është koha e tyre.
Njihen si “mbretëresha të vjeshtës”. Këto janë gështenjat, e që mbajnë aromë të shkëlqyer gjatë pjekjes.
Prej gështenjave organizmi ynë merr kripëra minerale, proteina dhe vitamina.
Gështenjat ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve muskulore dhe largojnë kollën që shfaqet zakonisht në vjeshtë.
Preferohet që tre herë në javë të konsumojmë gështenja. Ato mund të pjekën dhe zihen.
Në Francë i quajnë “Pema e Bukës” ndërsa në Itali “Buka e të varfërve”.
Gështenjat janë kultivuar, mbledhur dhe përpunuar për të përmbushur nevojat ushqimore.
Ato ishin ushqimi bazik i të varfërve, sepse shuanin urinë në stinën e ftohtë të dimrit, ruheshin dhe konservoheshin gjatë për muajt e pranverës dhe verës.
Falë përbërësve të shkëlqyer, ky frut ofron bazën e një ushqyerje të shëndetshme. Madje ato i zëvendësojnë drithërat, aq të çmuara për trupin e njeriut.
Gështenjat janë shumë të dobishme për personat me anemi.
Por, kujtojmë se personat me diabet duhet të kenë kujdes në konsumimin e tyre, meqë disa nga vlerat ushqimore të gështenjave kthehen në sheqerna të thjeshta./OxygenPress.info