Presidenti Hashim Thaçi ka folur për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, është një deputet brilant.
Ky është Milaim Zeka, që sipas Thaçit është dinamik, i gjallë e mprehtë.
“Shumë bre jon, në këtë mandat a? Shumë jon të mirë bre, të bardhë e të kuq, e të mençur e, po Milaimi i shkel tanë. Milaimi është brilant, dinamik, i gjallë, i mprehtë, ti a e ke pa kur del flet, parlamenti qetësi ose i zhurmshëm. Unë i dua dhe i respektoj të gjithë, por në të njëjtën kohë tash Milaimi është i veçantë”, ka thënë Thaçi.