Sot (e mërkurë) ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e mirënjohur shqiptare, Leze Qena.
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”, ka thënë Fazliu .
Qena ishte pjesëmarrëse në filma e seriale të ndryshme vendore, rolet e panumërta të së cilës do të mbesin gjithmonë në mend.
Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e serialit të njohur “Çka ka Shpija”.
Ajo ka lënë gjurmë të mëdha në kinematografinë kosovare dhe la pas vetes një karrierë të bujshme profesionale.