Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës i ka dërguar një letër drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve ku thuhet se mësimdhënësve u ndalohet pranimi i dhuratave për 7 mars- Ditën e Mësuesit dhe 8 mars – Ditën e Gruas.
Në letrën e dërguar institucioneve arsimore komunale shkruan se 7 marsi duhet të shërbejë si reflektim për mangësitë e shfaqur.
“Dita e Mësuesit duhet të kuptohet si ditë reflektimi për mangësitë e evidentuara në procesin edukativo-arsimor, por edhe si moment vlerësimi për rezultatet e arritura”.
Në shkresë theksohet se në të kaluarën blerja e dhuratave e ka rënduar buxhetin familjar të prindërve.
Letra e plotë: