Mark Twain, ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila më vonë njihej si Great American Novel (Novela e famshme Amerikane).
Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, të cilat i shkroi me makinë shtypi. Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait te vjetër Orionit. Derisa punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country, e cila u bë aq e popullarizuar saqë e tërheqi vëmendjen e publikut mbarkombëtar.
Ai arriti sukses mjaft të madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin të vlerësuara prej shume kritikëve dhe letrarëve, dhe ai ishte shok me presidentë, artistë, industrialistë të ndryshëm.
Disa nga thëniet e tij më të famshme:
- Për të pasur sukses në jetë nevojiten dy gjëra: injoranca dhe besimi në veten.
- Shko në Parajsë për klimën, në Ferr për shoqërinë.
- Pleqëria është çështje e mendjes mbi materien. Nëse nuk ja vë mendjen nuk është me rëndësi.
- Sekreti i të ecurit përpara është të fillosh.
- Nuk mund të varesh nga sytë kur imagjinata është jashtë përqendrimi.
- Është më mirë të mbash gojën të mbyllur dhe t’i lësh njerëzit të mendojnë se je budalla dhe pastaj të e hapësh e të largosh të gjithë dyshimin.
- Mirësia është gjuha të cilën të shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbrit mund ta shohin.
- Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për reformim.
- Shokët e mirë, librat e mirë dhe ndërgjegjja e pastër: kjo është jeta ideale.
- Mënyra më e mire të gëzosh veten është të tentosh të gëzosh ndonjë tjetër.
- Nëse e thua të vërtetën nuk duhet të mbash asgjë në mend.
- Të gjitha përgjithësimet janë gabim, duke përfshirë edhe këtë.
- Patriotizmi mbështetë shtetin tuaj gjatë gjithë kohës, dhe qeverinë tuaj kur ajo e meriton.
- Guximi është rezistenca ndaj frikës, zotërimi i frikës, jo mungesa e frikës.
- Të heqësh dorë nga duhani është puna më e lehtë në botë. E di sepse e kam bërë vetë mijëra herë.
- Njeriu i cili nuk lexon libra të mirë nuk ka përparësi mbi njeriun i cili nuk mund t’i lexojë ato.
- Më mirë një premtim i thyer se asnjë premtim.
- Kur je në dyshim, thuaje të vërtetën.
- Kam kaluar shumicën e jetës duke u merakosur mbi gjërat të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur.
- Blejë tokë, nuk po e prodhojnë më.
- Sa më shumë gjërat janë të ndaluara, aq më të njohura bëhen ato.
- Mos e lejo shkollimin të pengojë edukimin tënd.
- Sa më shumë e sqaron, aq më shumë nuk e kuptoj.
- Nuk është madhësia e qenit në dyluftim, është madhësia e dyluftimit në qen.
- Mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.
- Klima është çfarë presim, moti është çfarë marrim.
- Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.
- Kur gjuan për dashuri, josh me zemër jo me tru.
- Shumë gjëra të vogla janë bërë të mëdha përmes llojit të përshtatshëm të marketingut.
- Dallimi mes fjalës së duhur dhe fjalës gati të duhur është sikur dallimi mes rrufesë dhe xixëllonjës.
- Kujdes nga librat e shëndetit. Mund të vdisni nga një gabim shtypi.
- Bëhu i mirë dhe do të jesh i vetmuar.
- Nuk ka gjë më të pikëlluar sesa një pesimist i ri, përveç një optimisti të vjetër.
- Përparimi është mbrojtësi më i mire i principit.
- Gënjeshtra mund të e kalojë gjysmën e rrugës përreth botës derisa e vërteta i mbathë këpucët.
- Patrioti: personi i cili mund të bërtasë përreth pa e ditur për çfarë është duke bërtitur.
- Bubullima është e mirë, bubullima është mbresëlënëse; por është rrufeja ajo që e bën punën.
- Rrudhat duhet të sugjerojnë ku kanë qenë buzëqeshjet.
- Faktet janë më kokëforte, por statistikat janë më elastike.
- Zakonisht duhen tri javë për të përgatitur një fjalim të improvizuar mirë.
- Njeriu asnjëherë nuk është më i besueshëm se sa kur pranon gënjeshtrën e vetë.
- Kur miqtë tu fillojnë të bëjnë lajka mbi atë se sa i ri dukeni, është e sigurt se po plakeni.
- Ne kemi qeverinë më të mirë të cilën mund ta blejnë paratë.
- Civilizimi është shumëzimi i pakufishëm i nevojave të panevojshme.
- Edukimi përbëhet kryesisht nga ajo që nuk e kemi mësuar.
- Nga të gjitha gjërat që kam humbur, mendja më mungon më së shumti.
- Raporti i vdekjes sime ishte ekzagjerim.
- Mungesa e parasë është rruga e të gjitha të ligave.
- Nevoja është nëna e të rrezikuarit.
- “Klasike.” Libër të cilin njerëzit e çmojnë dhe nuk e lexojnë.
- Njeriu i cili është optimist para 48-ave din shumë; nëse ai është optimist pas kësaj moshe, ai di shumë pak. /Kult