Logopedia është shkenca e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të folurit, zërit, gëlltitjes, leximit dhe shkrimit, (American Speech Language Hearing Association, 2010).
Roli i Logopedit është që të parandaloj, zbuloj, diagnostifikoj dhe trajtoj çrregullime të shumta por kryesisht ato në të folurit, (CPLOL,2011).
Pra Logopedi ofron këto shërbime;
Diagnostikim dhe trajtim profesional të çrregullime të shumta por kryesisht ato në të folurit,si në vijim:
– DYSLALIA (Mos shqiptim i duhur i shkronjave ”tingujve”);
– BELBZIMIN;
– IMPLANTET KOHLEARE(shurdhëmemecët me kohle të implantuar);
– PALLATOSCHIZIZ ( Çiellza e çarë);
– RHINOLALIA (Të folurit hundorë);
– DYSLEXIA,DISGRAFIA,DYSCALCULIA(Vështërsitë në të shkruar,lexim dhe llogaritje);
– VËSHTËRSITË NË TË KONCENTRUAR;
– APHAZIONET(Humbja e të folurit pas ICV);
– T FOLURIT E PA ZHVILLUAR;
– TË FOLURIT ME VONESË;
– Ngecjet PSIKOMOTORIKE(Ngecjet në zhvillimin e përgjithshëm);
– SINDROMA DOWN(Rehabilitimi i të folurit te kjo sindromë dhe i shkathtësive të përgjithshme).
Logopede Tina Asllani thotë se ju duhet të drejtoheni tek një Specialist Logopedist në qoftë se mjeku pediatër, edukatori/mësuesi ose familja gjykojnë se është e arsyeshme.
Ajo shpjegon se ka disa shenja që janë tregues i një problemi aktual ose potencial të cilat duhet ti observojmë, sidomos tek fëmijët për shkak të rëndësisë së diagnostikimit të hershëm për një ndërhyrje sa më efektive:
- Nëse kanë vështirësi në të folur dhe në të kuptuarin e gjuhës,
- Nëse janë të izoluar, sepse nuk dëgjojnë,
- Nëse kanë sjellje jo të përshtatshme për moshën e tyre,
- Nëse kanë vështirësi në shkollë (ngjyrosje, numra, shkrim, lexim),
- Nëse përdor gjuhën jo verbale më shumë se gjuhën verbale,
- Nëse nuk flet në përputhje me moshën e tij,
- Nëse nuk është i lidhur ose është pak i lidhur me fëmijët e moshës së tij,
- Nëse është shpesh i ngjirur,
- Nëse merr frymë gjithmonë nëpërmjet gojës,
- Nëse i mbahet goja
TRAJTIMI:
Fokusohem në ndërhyrjen intensive tek fëmijët dhe të rriturit, kryesisht në fushat e mëposhtme:
Fëmijët dhe adoleshentët:
– Crregullimet në artikulim
– Crregullime ose vonesa në të folur
– Belbëzim
– Mutizëm
– Crregullime në gjuhën e shkruar
– Probleme zhvillimore: Deficit i vemendjes me hiperaktivitet (ADHD)/ Autizëm/ Prapambetje Mendore
– te tjera…..
Adultët:
– Ndryshime funksionale
– Afazi
– Disfoni
– Disartri
– Sëmundje degjenerative
– të tjera….