Kosovo Air Quality, aplikacioni që tregon cilësinë e ajrit në Kosovë, në kohë reale

0
95

Nëse dëshironi të informoheni për cilësinë e ajrit në Kosovë, në kohë reale, tashmë ekziston një aplikacion që ua mundëson këtë.

Rezultati vjen nga stacionet monitoruese, me përkrahjen e Komisionit Evropian, dhe aplikacioni është për Android dhe IOS.

Komisioni Evropian përveç mbështetjes në krijimin e këtij aplikacioni si dhe donatorët tjerë si MCC-në, ndihmon për rehabilitimin e rrjetit ekzistues për monitorimin e cilësisë së ajrit, si dhe softuerin e përhershëm për prezantimin e të dhënave për cilësinë e ajrit, parashikimin e cilësisë së ajrit dhe ndikimin ne shëndet.

BE-ja është duke investuar në Kosovë në ndërrimin e filtrave të Kosovës B, në zgjerimin e Ko-gjenerimit në mënyrë që të reduktohet shfrytëzimi i qymyrit në Prishtinë.

Ndryshe, që një kohë të gjatë, Kosova rendeit në vendet me ajrin më të ndotur. Këtu nga shumë faktor, ndër ta janë edhe veturat e shumta. /OxygenPress.info