Traileri zyrtar për filmin ‘Aladdin’ të kompanisë ‘Disney’ u lansua të martën dhe duket që do jetë film i mrekullueshëm.
Aktorët kryesorë në film janë Will Smith si xhindi, Mena Massoud në rolin e Aladdin, dhe Naomi Scott si Jasmine.
Drejtor gjeneral i këtij filmi është Guy Ritchie, bashkëshorti i këngëtares botërore Madonna.
Ky trailer i ri zbulon më shumë rrëfime dhe gjithashtu zërat e personazheve kryesorë që këndojnë këngën klasike “Një botë e re e re”
Personazhe tjerë pjesëmarrës në film janë Marwan Kenzar në rolin e Xhafarit, Navid Negahban si sulltani, Nasim Pedrad si Dalia dhe Billy Magnussen si Princi Anders.
Filmi ka të bëjë me jetën e Aladdinit që bie në dashuri me princeshën Jasminë dhe më xhindin që i ndihmon ata, përcjell gazetametro.
Filmi i parë ‘Aladdin’ doli në vitin 1992 dhe ishtë vetëm i animuar.
Aladdin do të lansohet në kinema më 24 maj 2019 nga Disney.