Bota, sot, është një vend më i gjelbërt se 20 vjet më parë, dhe Kina e India mund të marrin shumicën e atributeve.
Një studim i ri nga NASA tregon se dy vendet me popullsinë më të madhe në botë po udhëheqin rritjen e gjelbërimit në tokë. Efekti rrjedh kryesisht nga programet ambicioze të mbjelljes së pemëve në Kinë dhe bujqësisë intensive në të dyja vendet.
Ky zbulim i ri u bë i mundur nga regjistrimi i të dhënave për 20-vjet nga NASA. Tani ka më shumë se dy milion milje katrorë sipërfaqe shtesë të gjetheve të gjelbra në vit, krahasuar me fillimin e viteve 2000, një rritje prej 5%.
“Kina dhe India përbëjnë një të tretën e gjelbërimit, por përmbajnë vetëm 9% të sipërfaqes së tokës së planetit të mbuluar me bimësi, një zbulim i habitshëm, duke marrë parasysh nocionin e përgjithshëm të degradimit të tokës në vendet e populluara nga mbipërdorimi”, tha Chi Chen nga Departamenti i Tokës dhe Mjedisit në Universitetin e Bostonit, në Massachusetts, dhe autori kryesor i studimit.
“Kur gjelbërimi i Tokës u vëzhgua së pari, ne menduam se ishte për shkak të klimës më të ngrohtë, më të lagësht dhe fekondimit nga dioksidi i shtuar i karbonit në atmosferë, gjë që çoi në rritjen e gjetheve në pyjet veriore”, tha Rama Nemani, një shkencëtar hulumtimi në Ames Research Center të NASA-s, dhe një bashkëautor i studimit.
“Tani, me të dhënat e MODIS-it që na lejon të kuptojmë fenomenin duke e vendosur ne peshore, shohim se njerëzit po kontribuojnë gjithashtu.”